Bullgari – Kosovë, ja kur fillon loja me orën lokale të Kosovës!

Bullgaria dhe Kosova do të luajnë sonte në Sofje në ndeshjen kualifikuese për Evropianin 2020. Me orën lokale bullgare, ndeshja do të fillojë në orën 21:45, kurse me orën lokale të Kosovës, në orën 20:45

Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjen me Bullgarinë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikime e Kampionatit Evropian 2020, shkruan Gazeta Express.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në Sofje dhe “Dardanët” do ta kërkojnë fitoren e parë në këto eliminatore pas dy barazimeve.

Madje, këto dy skuadra kishin barazuar në muajin mars në Prishtinë.

Por, kur do të fillojë ndeshja ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës!?

Me orën lokale të Bullgarisë, ndeshja do të fillojë në orën 21:45.

Por, Bullgaria është një orë përpara me orë dhe kjo nënkupton se me orën lokale të Kosovës, ndeshja do të fillojë në orën 20:45 tek ne.

Ky takim do të luhet në stadiumin “Vasil Levski National Stadium”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Skip to toolbar